Lajmi 1

 

Njoftim
                                                                                                                     
Shkolla e Teknike Elektrike“Gjergj Canco” Tiranë njofton se rregjistrimet per vitin shkollor 2015-2016 fillojne me date 01.08.2015.
Dokumentet e aplikimit jane:
1. Fotokopjo e noterizuar e Defteses se Lirimit,e cikluar ne DAR/ZA,
2. Certifikate personale me fotografi ose fotokopjo te kartes se identitetit,
3. Kerkese per rregjistrim.

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për pozicionin mësues i kulturës profesionale, shkolla Teknike Elektrike”Gjergj Canco”Tiranë

 

Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, Shkolla Teknike Elektrike”Gjergj Canco”Tiranë shpall konkurimin për pozicionet si më poshtë:

1.      3 Mësues të  Praktikave Profesionale TIK

2.      1Mësues i Praktikës Profesionale Elektronike

 

                  Kushtet e pranimit dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët;

Ø  Kandidati aplikues për mësues i praktikës profesionale TIK duhet të plotësojë kërkesat e

                  përgjithshme si më poshtë:

a.       Të ketë një diplomë të ciklit të dytë  “Master profesional/shkencor”, në profilin Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

b.      Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.

 

Ø  Kandidati aplikues për mësues i praktikës profesionale Elektronikë duhet të plotësojë kërkesat

                  e përgjithshme si më poshtë:

c.       Të ketë një diplomë të ciklit të dytë  “Master profesional/shkencor”, në profilin Elektronikë

d.      Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen;

 

                                        a.   Kërkesë për aplikim;

                                       b.   CV (jetëshkrimi);

                                        c.   fotokopje e kartës së identitetit, e diplomës dhe e librezës së punës;

                                       d.   deklarata e aplikuesit nëse ndaj tij nuk janë marrë masa disiplinore në punësimet e 

 mëparshme;

                                        e.   çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet,  trajnimet apo të tjera të përmendura  në CV;

                                        f.    vërtetim të gjendjes shëndetësore;

e.    vërtetim të gjendjes gjyqësore;

 

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Drejtorisë së Shkollës Teknike Elektrike”Gjergj Canco”Tiranë, brënda datës 04/11/2015              

 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.

 

Konkurimi do të zhvillohet pranë Shkollës Teknike Elektrike”Gjergj Canco”Tiranë, më datë 09/11/2015

 

 

Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015, formularin dhe bazën ligjore do ta gjeni pranë Degës së Financës dhe Administrimit të shkollës,  si dhe në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).