Lajmi 2

Shkolla e Teknike Elektrike “Gjergj Canco” Tiranë shpall vend të lirë pune për pozicionin:

Mësues i Praktikës Profesionale  të  drejtimit  mësimor Elektroteknikë.

 

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:

 

a)            CV dhe fotokopjet e dokumenteve që dëshmojnë pohimet në CV.

b)            Fotokopjo e noterizuar e dipllomës së shkollës së lartë dhe listën e notave.

c)            Raportin mjeko-ligjor.

d)            Dëshmi të aplikantit nëse ndaj tij janë marrë masave disiplinore në punësimet e mëparshme.

e)            Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.

f)             Dy rekomandime nga mësues, nga specialistë të njohur të arsimit dhe formimit profesional ose nga punëdhënës të mëparshëm.

 

Dokumentacioni i aplikimit  të dorëzohet pranë drejtorisë së shkollës Teknike Elektrike“Gjergj Canco”, ose i skanuar (*.jpg, *.pdf, *.rar) me madhësi jo më shumë se 10 MB në adresën e emailit      teknikeelektrike@hotmail.com.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më datë 30.01.2015