SHKOLLA

MISIONI I SHKOLLËS      


Shkolla  jonë  është e përkushtuar të përgatisë dhe përshtasë të rinjtë në tregun  e punës,duke ju përgjigjur  një objektivi  tepër  ambicioz, i orientuar në përgatitjen e një shoqerie të kualifikuar.Në përfundim të shkollës tonë ata do të jenë qytetarë  të përgjegjshëm të një shoqerie komplekse e moderne,një figure profesionale e profilit të duhur për biznesin dhe tregun.

 

Gjatë këtij udhëtimi në shkollën tonë nxënësit  marrin titullin specalistë të kualifikuar në degët ;


  1.       Elektroteknikë
  2.       Elektronikë
  3.       Teknologji Informacioni dhe Komunikimi


si dhe përgatitjen e duhur për vashdimin e studimeve të larta në çdo drejtim.




VIZIONI I SHKOLLËS


Shkolla jonë synon te ofrojë një edukim të plotë,të përgatisë persona me integritet në një mjedis social aktiv. Nxënësit janë qëllimi ynë dhe ne do të jemi bashkudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karierës së tyre të ardhshme.


Shkolla ështe e organizuar për të ndjekur një “Politikë të Cilësisë” si strategjia bazë për arritjen e ekselencës në arsim dhe duke kontribuar në zhvillimin tërësor të nxënësve në mënyrë të vazhdueshme. Kemi të qëndrueshëm objektivin ku nxënësit duhen të jenë të përgatitur për t’u drejtuar në tregun e punës,por edhe për të ndjekur studimet universitare.


Ne ofrojmë mundësi formimi shumëdisiplinor në menyrë që nxënësit të jenë të aftë të arrijne objektivat e tyre profesionale për tu ofruar komuniteteve të tyre shërbim te specializuar.


Stafi ynë mësimor dhe drejtues duke punuar efektivisht dhe duke bashkëpunuar së bashku do të punojnë  per ta bërë arsimin që ne ofrojmë , më tërheqës,më cilësorë  dhe më pranë botës së punës.


Pra një arsim në funksion të shoqërisë demokratike,tregut,punësimit dhe qytetarisë europiane.


Shkolla jone do të vazhdojë ti japë prioritet orientimit nga praktikat,në mënyre që nxënësit tanë të mos kenë përvetsuar vetëm njohuritë teorike,por edhe ato praktike duke i bërë të aftë për punesim te shpejtë ose vetëpunësim.


Ne do të vazhdojmë të mbështetemi tek përvojat tona të sukseshme të lidhjes dhe   bashkëpunimit të shkollës me kompani shtetërore dhe private.Ky bashkëpunim shihet nga ne si një domosdoshmeri për rritjen e cilësisë së arsimit të nxënësve nga njera anë,duke pasur parasysh teknologjinë bashkekohore të avancuar që përdoret nga bizneset,por edhe mundësinë  për punësimin e nxënësve në të ardhmen në këto kompani, siç edhe ka ndodhur.


Kombinimi i mësuesve të kualifikuar të lëndëve të përgjithshme me specialistë me përvojë të lëndëve profesionale do të bëjnë të mundur përdorimin e metodave efikase të mësimdhënies si një kombinim i lendëve teorike ku nxënësit kanë mundësi të marrin njohuritë bazë,të diskutojnë,të bëjnë pyetje,me mesimet praktike ku nxënesit të kenë mundësi të zbatojnë njohuritë e tyre dhe të fitojnë shprehitë praktike të nevojshme për profesionet e tyre.


Në mbështetje të metodave të mësimdhënies shkolla disponon laboratorë të kulturës së përgjithshme,profesionale si dhe do të bëjë përpjekje  të vazhdueshme për pasurimin e laboratorëve të specialitetiteve që ofron .

Shkolla jonë do të vazhdojë të ofrojë për të nxënit një kurrikul të hapur  duke mundësuar nevojat dhe interesat e nxënësve me veprimtari ekstrakurikulare .


Kurrikulat e bazuara në modelet më të mira bashkohore,dhe të mbështetura nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian do të vazhdojnë të përditësohen me të rejat e teknologjisë dhe kërkesat e tregut.


Ne vlerësojmë  bashkëpunimin me prindërirt dhe komunitetin si  një përvojë e rëndësishme për një edukim  dhe zhvillim të plotë të nxënëse tanë,  si në planin akademik por edhe atë social.